Transmetuar më 20-03-2018, 14:51

Vunë të gatuanin një pako makarona në një tenxhere pa ujë, duke shkaktuar një zjarr i cili përfshiu shtëpinë, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Protagoniste të kësaj ngjarje janë tre studente amerikane në Firence të Italisë, të cilat po përgatisnin spaghetti këtë të diel.

Tre vajzat 20-vjeçare, nuk dinin ta përdornin siç duhet sobën, duke hedhur një pako makarona në tenxhere, por harruan të hedhin ujin.

Pak më pas nisi të dalë tym dhe flakë, duke bërë që të ndërhyjnë zjarrfikësit.

Vajzat deklaruan se nuk e kishin idenë se si gatuheshin makaronat dhe për pasojë, shkaktuan zjarrin. /a.y/noa.al