Transmetuar më 20-03-2018, 14:41

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është pritur edhe nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook.

“Disa takime miqësore përpara dēgjesës me grupin “Miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian”, shkruan Rama.

Më herët, kryeministri u takua nga komisionari Johanes Hahn, ku diskutuan për nisjen e zbatimit të procesit të Vettingut.

Gjithashtu Rama u takua edhe me homologun e tij belg Charles Michel, ku ky i fundit shprehu mbështetjen për perspektivën europiane të Shqipërisë./b.l/noa.al/