Transmetuar më 20-03-2018, 14:13

Kur vetëm një muaj ndan nga martesa mes aktores amerikane Meghan Markle dhe princit Harry të Anglisë, një skandal rrezikon që të kalojë dasmën në plan të dytë.

Duket se aktorja është sulmuar nga disa hackera, që siç shkruajnë mediat angleze i kanë vjedhur disa fotografi të nxehta dhe i kanë publikuar më parë.

Në fotografi shihet Meghan topless, teksa bën fotografi selfie, shkruan noa.al.

Sajti që publikoi fotografitë lajmëroi se së shpejti do të dalin edhe të tjera, por pallati mbretëror Kensington Palace përgënjeshtroi gjithçka.

“Fotografitë janë të rreme”, thuhet në deklaratë, pa shtuar komente të tjera. /a.y/noa.al