Transmetuar më 20-03-2018, 14:00

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Uniformat blu të kryeqytetit, gjatë paradites së sotme kanë bërë të mundur kapjen e 35-vjeçarit Erlis Belba, lindur dhe banues Pogradec.

Belba, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Kjo pasi autoritetet gjyqësore italiane, me urdhër-arresti të lëshuar më 12 dhjetor 2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndëve eksplozive”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese