Transmetuar më 20-03-2018, 13:26

Vokalisti i “Nrg Band”, Besnik Qaka është është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Lolita solli në jetë fëmijën e parë, e cila është një vajzë.

Lideri i grupit të njohur muzikor e ka ndarë këtë gëzim me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. 

Ardhja në jetë e foshnjës, për të dhe bashkëshorten është momenti kulmor që shenjon jetën e tyre si çift, dhe tashmë ata kanë ndër duar mrekullinë e jetës, fëmijën e tyre.

Çifti i njohur ka vendosur ta quajnë me një emër shumë të veçantë vogëlushen e tyre. Una Qaka, është emri i vajzës e cila ka lindur vetëm pak minuta më parë.

Por, përveç fotos, përshkrimi që i ka bërë këngëtari këtij momenti unik në jetën e tij, është thjesht emocionues. Në foton që zbulon dorën e të voglës, ai shkruan: "Fryma jote e parë, na e mori tonën!”./b.l/noa.al/