Transmetuar më 20-03-2018, 13:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar edhe një herë me fakte se në Shqiperi nuk ka punë.

Përmes një video në rrjetin e tij social Facebook, Basha publikoi shifrat zyrtare të familjeve në ndihmë ekonomike, të përjashtuarve nga ndihma dhe vendeve të punës që ofrojnë zyrat e punës. 

“Të dhënat për vëndet e punës u morën pasditen e 19 marsit në websiten e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, i promovuar nga qeveria si vendi ku njerëzit duhet të kërkojnë për vende pune. 

Kryeministri Rama tha dje se do të perjashtonte nga ndihma ekonomike këdo që refuzonte një punë. Por e vërteta është se punë nuk ka”, shprehet Basha.