Transmetuar më 20-03-2018, 13:00

Dalin detaje të reja nga operacion me 39 të arrestuar, të akuzuar se falsifikonin dokumente për të trafikuar klandestinë shqiptarë ilegalisht, drejt Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se bazë falsifikimi ishte kthyer banesa e çiftit Eno Muçollari dhe Lirije Muçollari, e cila ndodhet te zona e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Më konkretisht Eno Muçollari brenda banesës kishte krijuar një laborator ku falsifikonte pasaportat dhe kartat e identitetit të klandestinëve.

Arrestimi i tyre u bë pasi prej tre muajsh mbaheshin nën vëzhgim, ndërsa në mes të muajit janar, Lirija rezulton të ketë udhëtuar në Itali, ku ka marrë materialet që përdoreshin për falsifikimin e pasaportave.

Policia ka gjetur letra plastike dhe kartonë si ato të kartave të identitetit gjatë kontrollit në valixhe, por më tej u la e lirë, duke u mbajtur nën vëzhgim dhe telefoni i saj nën përgjim. Personat e përfshirë në trafikun klandestin pasi falsifikoniin pasaportat, vidhnin identitetet dhe më pas vendosnin fotot e personave që interesoheshin për të ikur në SHBA, Angli apo në Kanada.

Policia e Shtetit zbuloi edhe skemën se si trafikoheshin shqiptarët. Emigrantët niseshin nga Shqipëria drejt Italisë, Francës, Meksikës dhe më tej SHBA.

Linja dytë e veprimit niste nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Gjermania, Spanja, Kosta Rika, në SHBA dhe Angli.

Ndërkohë linja e tretë niste nga Shqipëria, vijonte në Kosovë, Bullgari ose Belgjikë, për të përfunduar në Republikën Domenikane, Panama dhe në vijim në Kanada.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave, shtetas shqiptarë, në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.

Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së. /a.y/noa.al

Del skema, si trafikoheshin shqiptarët si klandestinë drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë

Trafiku Shqipëri-SHBA me pasaporta false, pranga policit që dekonspiroi operacionin

Operacioni me 39 shqiptarë të arrestuar, publikohen pamjet

Kaluan ilegalisht 1 mijë shqiptarë në SHBA dhe Angli, emrat e 39 të arrestuarve