Transmetuar më 20-03-2018, 12:19

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Edi Rama është pritur në një takim edhe nga homologu i tij i Belgjikës, Charles Michel.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Rama shprehet se kryeministri belg mbështet qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë.

Sipas tij, ai shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave tona në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE.

“Me kryeministrin belg, Charles Michel, i cili mbështet qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave tona në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri Rama pati një takim edhe me komisionerin Johanes Hahn./b.l/noa.al/