Transmetuar më 20-03-2018, 11:48

Një minator ka humbur jetën në minierën e Bulqizës në ditën e parë të punës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën D, në galerinë e kromit nr. 34, profili 40, kati i katërt.

Minatori Enver Koçi, 66 vjeç, i cili kishte filluar punë gjatë ditës së hënë në minierë, me detyrë zjarrmëtar, është dëmtuari pasi ka vendosur lëndën plasëse për hapjen e vendit.

Gjatë shpërthimit është shembur një masiv shkëmbor duke e dëmtuar rëndë minatorin, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /a.y/noa.al

Foto ilustruese