Transmetuar më 20-03-2018, 11:03

Fëmijët mbipeshë nuk janë më një gjë e jashtëzakonshme në Shqipëri. Dëshira e prindërve për të ushqyer fëmijët dhe niprat e tyre mirë është kthyer në një fiksim, kështu duke shkaktuar mbipeshë dhe obezitet që në moshat e vogla.

Por kjo është një situatë shumë serioze për shkakun që obeziteti rrezikon fëmijët të sëmuren me sëmundje kronike si diabeti dhe probleme me zemrën gjatë gjithë jetës. Gjithashtu mbipesha zhvillon stresin, mërzitjen dhe njëvetvlersim të ulët.

Asgjë më shumë sesa ju vetë dhe një mënyrë jetese me ushqime të shëndetëshme, nuk mund ta ndihmojë fëmijën tuaj që të bjerë nga pesha. Por si ta bëni më konkretisht?

Qëllimi- Një rënie në peshë prej rreth 450 gram në javë për fëmijët obezë, do të ishte e kënaqshme. Kjo, sepse sipas ekspertëve, rritja e fëmijës nuk duhet të dëmtohet.

Ushqime të shëndetshme- Duke ndërruar mënyrën e ushqimit të fëmijës, ju sigurisht nuk duhet të hiqni asnjë vakt, por ta edukoni atë të hajë tre vakte jo të bollshme dhe 2 vakte të ndërmjetme të vogla. Qëllimi është që të mos ndihet i uritur. Shtoni në dietën e përditshme, fruta dhe perime në sasi të bollshme. Mos harroni pirjen e ujit dhe lëngjeve të shtrydhura të frutave.

Ushqime me pak yndyrë- Në dietën e tij duhet të përfshihet qumësht i skremuar, kosi apo djathëra me pak yndyrë, në mënyrë që të ulë peshën trupore. Nga ana tjetër, kokoshkat janë një zgjidhje shumë më e mirë se patatinat, biskotat apo petullat.

Aktivitetet fizike- Bëni ecje sportive me fëmijën tuaj, sepse ai ka nevojë të harxhojë kaloritë e tepërta. Një jetë aktive, apo zakone të tilla si ngjitjanga shkallët, ecja në këmbë jo me makinë do ta ndihmonin që të reduktonte obezitetin.

Uria- Fëmija juaj duhet të ushqehet vetëm kur është i uritur. Nëse arrini të bëni këtë, duke ndryshuar mënyrën se si ai e sheh ushqimin, do të keni rezultat. Vaktet duhet i’I hajë vetëm në kuzhinë ose në dhomën e ndenjes. Fikeni televizorin kur ai ha, sepse nga shpërqëndrimi mund të hajë më shumë seç duhet./b.l/noa.al/