Transmetuar më 20-03-2018, 10:51

Rreth një vit më parë, aktori i humorit dhe moderatori Ermal Mamaqi, u përfshi në një aksident rrugor në Ferizaj, të Kosovës.

Teksa po shkonte për një koncert, Ermali u aksidentuar, duke rrezikuar seriozisht.

Por i ftuar këtë të hënë “Në kurthin e Piter Panit” në Klan, ai u pyet se cila është frika më e madhe që ka jetuar, ku Ermali kujtoi aksidentin dhe momentin kur u kthye në shtëpi.

“Kur u ktheva në shtëpi, hapa derën, më doli para Joeli dhe aty më kapi një e qarë. Aq sa Joeli tha “babi po qan?”, tha Ermali duke shtuar se sa e tmerrshme mund të ishte nëse do të ndodhte diçka më e keqe.

Më tej Ermali u dha një mesazh të gjithëve, “Aty te kilometrazhi i makinës mbani foton e fëmijëve tuaj dhe do ta shikoni që kujdesi do të jetë më i madh”. /a.y/noa.al