Transmetuar më 20-03-2018, 10:31

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel, me komisionerin për zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, në prag të raportit që do të publikojë Komisioni Europian.

“Me komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”, shkruan Rama në Facebook, teksa publikon një video nga takimi.

Ai e cilëson si një takim shumë pozitiv, ku thotë se u bë bilanci i progresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të vettingut.

Rama bën me dije se vettingu, këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë. /a.y/noa.al