Transmetuar më 20-03-2018, 10:30

Instagrami i Rita Orës është i mbushur me foto të nxehta. Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka çmendur fansat me bikini,  ndrësa u mbështet në një shkëmb në Kaliforni.

Ylli i muzikës promovoi të brendshmet ‘Tezenis’ dhe dukej shumë seksi. 27 vjeçarja tepër provokuese ekspozoi format e saj trupore perfekte.

Bukuroshja nga Prishtina së fundmi po qëndron në Kaliforni për angazhimet e saj muzikore. Ajo ka shfrytëzuar kohën për të pushuar në brigjet kaliforniane ku ka pozuar në bikini.

Rita shfaqet jashtëzakonisht atraktive teksa shihet e shtrirë në gurë. Këngëtarja vazhdon të jetë pa të dashur dhe jeta private e saj nuk ka qenë shumë në fokus së fundmi.

Ajo publikoi një varg këngësh që e rikthyen në skenën muzikore botërore dhe për vitin 2018 po bën gati një album. /b.l/noa.al/