Transmetuar më 20-03-2018, 10:14

Neymar, kohët e fundit, ka pozuar edhe lakuriq. Këtë herë ka vendosur të befasojë ndjekësit e tij me një “look” të veçantë, me ngjyra që zakonisht mbahen veshur nga një grua.

Pra ndërkohë që është në pritje për t’u kthyer në fushë, pas operacionit në këmbën e djathtë, Neymar ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve.

Sulmuesi brazilian i Paris Saint Germain i cili po e kalon periudhën e rikuperimit nga dëmtimi në pallatin e tij të ëndrrave në Mangaritiba është bindur nga disa miq të tij për të ndryshuar look dhe për të bërë modelin e flokëve me rasta.

Pasi ka ndryshuar pamje Neymar ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram në versionin “rastaman”.

Nuk është hera e parë që braziliani befason me gjëra të tilla. Në tri orë, lojtari brazilian ka marrë 1.584.937 like./b.l/noa.al/