Transmetuar më 20-03-2018, 09:55

Victoria  Beckham këto ditë ka fluturuar drejt Afrikës, aktualisht në Kenya, në një udhëtim bamirësie në mbështetje të Sports Relief.

Victoria Beckham ka publikuar foto dhe video në profilin e saj në Instagram, ku duket shumë e lumtur pranë vajzave dhe grave, me të cilat po organizon disa ndihma humanitare për banorët e zonës dhe të komunitetit.

“Unë jam këtu vetëm për vajzat, do të diskutojmë e do të mësojmë rreth boksit. Është shumë interesante, vajzat kanë ëndrra të mëdha!

Unë jam takuar me avokate të ardhshme, mjeke, inxhiniere, artiste dhe kirurge. Unë po mësoj shumë nga ato”, tha Victoria.

43 vjeçarja ka postuar gjtihashtu një video shumë të ëmbël, me një foshnjë të porsalindur në krahë, të cilën e përkëdhel dhe i flet me ëmbëlsi.

Sipas faqes së internetit të BoxGirls, qëllimi i projektit është të "ofrojë mbështetje për gratë dhe vajzat në zhvillimin e aftësive jetësore, për të mësuar vetë-mbrojtjen dhe për të çrrënjosur strategjitë dhe për t’u bërë udhëheqëse në shkollat dhe komunitetet e tyre".

"Gratë dhe vajzat po luftojnë kundër dhunës me bazë gjinore dhe pengesa të tjera për përparimin në komunitetet e tyre", tha Bekham./b.l/noa.al/