Transmetuar më 20-03-2018, 09:34

Dy persona të dyshuar për vjedhjen e së paku dy banesave, janë vënë në prangat e policisë.

Këtë të hënë, nga ana e uniformave blu të policisë së Devollit, u bë arrestimi i Gjergji Spahos, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Vangjel Fezo, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Bitinckë.

Ndalimi i tyre u bë pasi akuzohen se në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të jenë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Bitinckë të Devollit.

Më konkretisht ata dyshohet se më 16 shkurt kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.M., si edhe më 13 mars kanë vjedhur në banesën e shtetasit V.A., ku janë vjedhur dy televizorë plazma si edhe orendi shtëpiake.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim pasi dyshohet se mund të jenë të përfshirë në raste të tjera, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese