Transmetuar më 20-03-2018, 09:10

Largimi i gazetares Rudina Xhunga nga Vizion +, ndodhi pikërisht në momentin kur në këtë televizion shkoi Sokol Balla.

Rreth këtij largimi është përfolur shumë, duke hedhur dyshime se është larguar për shkak të ardhjes së Ballës.

Por mbrëmjen e së hënës e ftuar në “Në kurthin e Piter Panit”, Rudina u vu përballë pyetjeve pikante të vogëlushëve.

Ajo u pyet nëse është hequr apo ka ikur vetë nga puna në këto televizione qoftë nga Top Channel apo Vizion+, ku     ajo u përgjigj me buzëqeshje.

“Dukem unë nga ato që hiqen? Unë zgjedh gjërat e mëdha dhe të rëndësishme, pëlqej gjërat e mëdha dhe nuk mund të bëj gjëra të dorës së dytë”, tha Rudina.

Ajo tregoi se aktualisht punon në portalin e hapur prej saj, por nuk ngurroi të falënderoi ekranet me të cilat ka bashkëpunuar deri më tani. /a.y/noa.al