Transmetuar më 20-03-2018, 08:23

Dasma e çiftit të njohur Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, ishte ndër më të komentuarat e viteve të fundit.

Por këtë të diel, ata bën me dije se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmi u dha ndërsa Xhensila ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë, dhe ky vendim duket se erdhi pas sigurisë se gjithçka shkonte mirë.

Këngëtarja ishte e ftuar këtë të hënë në natën e parë të programit “Në kurthin e Piter Panit” në Klan, ku e veshur me fustan rozë konfirmoi se ishte në pritje të një vajze.

Madje Xhensila tha se e ka parë gjithmonë veten, nënë të një vajze. /a.y/noa.al