Transmetuar më 20-03-2018, 07:41

Një atentat me armë zjarri është shënuar gjatë natës së lënë pas, ku një person është ekzekutuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Krimi tronditës është shënuar në Maqellarë të Dibrës, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm.

Elson Kosiqi 32 vjeç, është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqellarë.

Kanë qenë familjarët ata që kanë dëgjuar të shtënat, duke gjetur mes pellgut të gjakut 32-vjeçarin.

Nga ana e policisë së Dibrës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese