Transmetuar më 19-03-2018, 22:54

Thomas Strakosha festoi sot ditëlindjen e tij të 23-të, por në të njëjtën kohë, mbrëmjen e djeshme zbriti në fushë për herë të 50 në Serinë A.

Gëzimit të portierit të Lazios dhe Kombëtares Shqiptare iu bashkuan shumë njerëz të futbollit, por edhe opinionit sportiv, të cilët uruan Thomasin në këtë ditë të veçantë të tij.

Po kaq i veçantë ishte edhe urimi i ëeb-it informative të klubit të Lazios, lalaziosiamonoi.it, që kishte zgjedhur të zëvendësonte fjalën ‘albanese’ ta zëvendësonte me atë shqipe, ‘shqiptar’, në titullin e lajmit.

Ndërkaq nëpërmjet një postimi në Instagram Strakosha i ka falënderuar të gjitha ata që e kanë uruar.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura që më keni dërguar”, shkruan ai në gjiuhën shqipe dhe atë italiane./a.k/noa.al/