Transmetuar më 19-03-2018, 22:46
Publicitet

Duke folur për ndërtimin e teatrit të ri, aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu doli kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së vjetër.

Sipas tij të gjitha godinat e vjetra duhet të rikonstrukturohen dhe jo të shemben.

Pse nuk u shemb godina e vjetër e Bankës së Shqipërisë?!, pyet Kapexhiu.

"Ka dy gjera kryesore qe duhen diskutuar, jo për projekte teatrosh, e rëndësishmja është kjo: Do ndërtohet një teatër i ri? Shumë bukur. Por ky teatër i ri ku do ndërtohet? Dhe në qoftë se do ndërtohet këtu ku janë dy teatrot e vjetra, po i quajmë kështu, atëhere këto të dy, do prishen apo do qëndrojnë? Pra do të rrafshohen dy teatrot dhe do të ndërtohet një teatër i ri apo ky teatër i ri do ndërtohet së bashku me rikonstruksionin e këtyre dy teatrove?

Sot nga eksperienca botërore, kudo që të shkoni do të shikoni se godinat e vjetra nuk shemben por i qëndron e gjithë fasada anësore dhe ndoshta gërryhet nga brenda dhe bëhet nje konstruksion i brëndshëm, por anësoret gjithmonë qëndrojnë. Ju keni një shembull këtu shumë të bukur: Ishte banka, pse nuk u shemb banka? Për kërkesat që kishte ajo u shtua dhe u shtua me të njejtin stil dhe është shumë bukur", tha Kapexhiu./m.sh/noa.al/