Transmetuar më 19-03-2018, 21:31

Pak pasi Presidenti Meta dha "ok" ndaj ministrit Bushati për negociatat shqiptaro – greke, reagoi edhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë.

“Çdo sukses i Shqipërisë është i mirëpritur nga Greqia. Duhet të zgjidhim problemet e të heqim stereotipet”, u shpreh ambasadorja e Greqisë në vendin, tonë Eleni Surani gjatë ceremonisë zyrtare të festës kombëtare të Greqisë.

Ambasadorja theksoi se Greqia i mirëpret progresit e Shqipërisë edhe është e hapur për zgjidhjen e problemeve dypalëshe mes vendeve.

“Jemi të angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe vullneti politik në të dy vendet tona do çojë drejt suksesit”, – u shpreh ambasadorja./m.sh/noa.al/