Transmetuar më 19-03-2018, 21:12

Një autoambulancë është bllokuar e nuk mundet të kalojë në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë.

Ndërsa në Laprakë autoambulanca ka nevojë për një dorë burri  që të ecë.

Në Durrës, veç rrugëve, është përmbytur edhe autobuzi i universitetit “Aleksandër Moisiu”. Pamje përmbytjesh vijnë edhe nga Porto Romano.

Në Tap të Kuçovës dëmet nga stuhia nuk kanë kursyer as serat e të mbjellave.

Raste të tilla shikon çdo ditë në rrugët e Shqipërisë, por çfarë do të ndodhte sikur autoambulanca të dërgonte të sëmurët në destinacion?!