Transmetuar më 19-03-2018, 20:30

Ish-presidenti Bujar Nishani reagon në lidhje me mogrmbullimin në Kombëtaren shqiptare të futbollit, mbrojtësin anësor Ansi Agolli.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nishani shkruan se “largimi i Ansi Agollit nga Ekipi Kombëtar një sjellje e turpshme prej militantësh politik”.

Sipas tij “një nga futbollistët më të dashur për tifozat Kuq e Zi dhe lojtari më në formë i ekipit, ndëshkohet se nuk pranoj të bëhej “lolo” i karagjozllëkut të pushtetit”.

Postimi i Bujar Nishanit:

Largimi i Ansi Agollit nga Ekipi Kombëtar një sjellje e turpshme prej militantësh politik. Një nga futbollistët më të dashur për tifozat Kuq e Zi dhe lojtari më në formë i ekipit, ndëshkohet se nuk pranoj të bëhej “lolo” i karagjozllëkut të pushtetit.

Të largojmë duart e pista të politikës nga futbolli i të gjithëve!/a.k/noa.al/