Transmetuar më 19-03-2018, 20:21

Pronarja e një lokali në Tiranë duket se ka humbur durimin me një kliente, duk e goditur me grusht.

Sipas policisë ka qenë 28 vjeçarja me iniciale M.T., që ka bërë denoncim ndaj pronares së lokalit për ushtrim dhunë.

Në njoftim thuhet se pronarja e lokalit dhe klientja nuk njiheshin me njëra – tjetrën, por nuk specifikohen saktësisht arsyet si nisi sherri.

"Më datë 18.03.2018, shtetasja M.T, vjeç 28, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Skënder Kosturi”, në një lokal lojërash fëmijësh, është goditur me grusht, nga pronarja e lokalit të cilën nuk e njeh.

Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal", njofton policia./m.sh/noa.al/