Transmetuar më 19-03-2018, 20:18

Policia Kufitare ka ndaluar në pikën e Hanit të Hotit 5 emigratë sirianë të jashtëligjshëm.

Klandestinët më herët ishin strehuar në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.

Por pasi kanë qëndruar për disa ditë, ata janë larguar dhe kanë vijuar me planin duke shkuar drejt veriut për në Mal të Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Policia i riktheu ata në qendrën e pritjes në Babrru./a.m./noa.al/