Transmetuar më 19-03-2018, 20:00

Një festë e organizuar nga ambasada greke në Tiranë bëri bashkë krerët e shtetit shqiptar.

Në pritjen e mbajtur nga trupa diplomatike greke me rastin e ditës kombëtare morën pjesë kreu i Shtetit, Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe ministrat e kabinetit "Rama".

Të pranishëm kanë qenë edhe drejtues të trupave të huaja diplomatike si ambasadori amerikan Donald Lu, ambasadori i OSBE-së, Borchardt etj.

Meta ka pasur një takim të çastit me ambasadoren greke Eleni Sourani.

Ky aktivitet nisi vetëm pak minuta pasi Presidenti Meta i dha autorizimin ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për vazhdimin e negociatave shqiptaro – greke./m.sh/noa.al/