Transmetuar më 19-03-2018, 19:54

Një shtetas shqiptar është liruar nga drejtësia greke edhe pse ai ishte dënuar me 108.5 vite burg.

Shqiptari ka përdorur të paktën 15 emra të ndryshëm sipas asaj që raporton “Protothema” dhe është dënuar për krijimin e një organizate kriminale, vrasje, vjedhje në bashkëpunim e armëmbajtje pa leje.

Ai u arrestua në vitin 2008 dhe u lirua pasi kreu vetëm 8 vite e gjysmë burg.

Mediat greke nuk e kanë zbuluar emrin e shqiptarit, por e kanë trajtuar rastin e tij si fenomen, që vjen nga ligji i quajtur “Paraskevopoulos”.

Po ashtu ligji i jep të drejtën shqiptarit dhe të tjerëve në rrethana të ngjashme edhe të aplikojnë për azil, duke shmangur kështu edhe dëbimin./a.m./noa.al/