Transmetuar më 19-03-2018, 19:37

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar këtë pasdite kreun e qeverisë Edi Rama, duke thënë se ai po sulmon egër opozitën.

Përmes një statusi në facebook, Berisha ka shkruar se Rama po e bën këtë pasi u shpall kryegjykatës dhe kryeprokuror i vendit.

Berisha sjell në vëmendje raste konkrete me njerëzit e besuar të Ramës, për të cilët, siç thotë, ai doli në mbrojtje.

“Ndërkohë që qe bllokoi arrestimin e Saimir Trafikut, iu kthye pasaporta narkoministrit Tahiri, u lirua Sota që transportonte paratë e krimit të Tahirit, u largua me urgjencë për Itali në kundërshtim me ligjet e vendit financieri bandës Tahiri-Habilaj, i dërgon në qeli për qetësim Aldo Bares ndrikullën Gjoni, dhe në një kohë kur për ngarkesën më të madhe të kokainës, sipas të gjitha gjasave porositur nga Edvin dhe Olsi Rama, u arrestuan vetëm një puntor dhe një shofer, kryeprokurori dhe kryegjykatesi Rama, ne një valë terrori tipike për një narkoshtet ka arrestuar njëri pas tjetrit me dhjetra zyrtarë të opozitës”, shkruan Berisha.

Kjo sipas tij, dhe rasti më i fundit me Fran Frrokajn, mjaftojnë që qytetarët të ngrihen në revoltë.

Prandaj dhe arrestimi, nuk them hetimi, i Fran Frrokajt është vepër kriminale e urrejtjes primitive atërore e Edvin Kristaq Ramës ndaj opozitës për qëllime qartësisht politike! Përdorimi i njëanshëm, si shpatë e partise, i drejtësisë nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij është një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari për tu ngritur dhe hedhur sa më parë në koshin e plehrave të historise Noriegen e Shqipërisë si rrezikun aktual më madhor kombëtar të shqiptareve”, përfundon shkrimi. /k.k/noa.al/