Transmetuar më 19-03-2018, 19:24

Aktiviteti i njeriut mbi Tokë po shteron gjithmonë e më shumë burimet natyrore. Shpesh herë njerëzimi duket i kërcënuar edhe nga ndonjë luftë e mundshme nukleare apo nga “pushtimi alien” dhe fenomene të ndryshme natyrore si tërmetet, përplasjet e asteroidëve etj.

Por si do të dukej Toka nëse njerëzimi një ditë do të shfarosej?

National Geographic ka krijuar një video ku shfaqen qytetete të tëra të cilat rrënohen dhe rikthehen të mbuluara nga bota bimore.

Godinat e larta po ashtu shfaqen të rrënuara dhe vepra simbol si kulla Eifel që shembet pas degradimit që do të pësonte.

Në video na shfaqen pak a shumë skena që kemi parë në filma me subjekte prehistorikë./a.m./noa.al/