Transmetuar më 19-03-2018, 18:47

Në mesin e debateve mes qeverisë dhe artistëve për Teatrin e ri Kombëtar, Robert Ndrenika ka propozuar që institucioni i ri kulturor të ndërtohet në sheshin ku janë vendosur bustet e vëllezërve Frashëri.

Në një mbledhje që organizuan sot aktorët e Teatrit Kombëtar, gjiganti i skenës u shpreh kategorikisht kundër partneritetit publik-privat, duke thënë se ky i fundit ka interesin e tij në këtë iniciativë.

“Ajo që më shqetësoi është partneriteti publik-privatm që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve.

Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë.

Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka variante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përvec 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bëjnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit Frashëri, ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama prezantoi projetktin për Teatrin Kombëtar, ku tha se nuk do të ketë kullë, por nënvizoi se nuk do të përbënte problem edhe nëse do të ndërtohej me kullë. /k.k/noa.al/