Transmetuar më 19-03-2018, 18:33

Spektatorët e një shfaqeje cirku janë tmerruar teksa kanë qenë dëshmitarë të një ngjarjeje të rëndë.

Një performues ka ndërruar jetë pasi ra nga litari dhe përfundoi keq në dysheme.

Bëhet fjalë për Yann Arnaud, 38 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Tampas, Florida, pas aksidentit të tmerrshëm, që ndodhi gjatë një shfaqjeje cirku.

“Ndërsa po performonte numrin e shiritave ajror, Yann Arnaud, ra në skenë”, thuhet në deklaratën e Cirque du Soleil.

“Procedurat emergjente u aktivizuan menjëherë dhe Yann u transportua në spitalin më të afërt, ku më vonë vdiq nga plagët e marra”, vijon më tej sqarimi.

Arnaud, i cili është me origjinë nga Franca, ishte babai i dy vajzave. /k.k/noa.al/