Transmetuar më 19-03-2018, 18:06

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur së tepërmi teksa retorika mes vendeve sa vjen dhe ashpërsohet.

Turqia ka kërcënuar disa herë me mesazhe force vendin fqinj ndërkohë edhe Athina nuk ka qëndruar pasive.

Së fundi ushtria greke ka nisur një stërvitje për të qenë e përgatitur përballë çdo situate të mundshme.

Raportohet se sot në qiellin e Athinës u panë një numër i madh avionësh luftarakë Mirage 2000, F-16 dhe F-4 Phantom. Qytetarët u tmerruan nga zhurmat e avionëve dhe kërkuan informacion mbi atë që po ndodhte.

Por më vonë reagoi Ministria e Mbrojtjes e cila sqaroi se bëhet fjalë për një stërvitje.

Reagimi nga Greqia vjen pas alarmit të dhënë disa ditë më parë se katër avionë turq kishin shkelur hapësirën ajrore greke./a.m./noa.al/