Transmetuar më 19-03-2018, 17:56

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet për një vizitë pune në Gjermani ku ka në axhendë një sërë takimesh.

Ditën e sotme ai takoi Ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë Joachim Herrmann, ku fokusi i takimit ishte te rendi rendi, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi rajonal.

“Një pritje shumë e përzemërt dhe miqësore në Mynih nga Ministri i Brendshëm i Landit të Bavarisë z.Joachim Herrmann. Një takim pune shumë konstruktiv me të, ekipin e Ministrisë dhe Policisë bavareze për çështjet e rendit dhe sigurisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal.

Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë e sigurisë. Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit te organizuar”, shkruan Xhafaj në Tëitter pas takimit me ministrin gjerman. /a.m./noa.al/