Transmetuar më 19-03-2018, 17:37

Prokuroria do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Lezhës, e cila la të lirë kryebashkiakun Fran Frrokaj.

Prokuroria e Lezhës thotë se ankimi në Gjykatën e Apelit do të bëhet pas zbardhjes së vendimit nga Shkalla e Parë.

Sipas Prokurorisë, ankimi kundër lirimit të zyrtarëve pas njohjes me argumentet e Gjykatës së Rrethit Lezhë, shkruan Ora News.

Prokuroria thotë se "ka prova të mjaftueshme, dhe për këtë kërkuam masë tjetër sigurie ‘Arrest me burg’"

Sipas vendimit të Gjykatës Frrokaj nuk do të largohet nga banesa e tij, në lagjen "Besëlidhja", dhe nuk do të komunikojë me persona të tjerë, me perjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të. /k.k/noa.al/