Transmetuar më 19-03-2018, 17:10

Një 57-vjeçar është viktimë e aksidentit tragjik i cili ndodhi këtë pasdite në qytetin bregdetar të Vlorë.

NOA mësoi se ai ishte duke udhëtuar me biçikletë kur u përplas nga një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga një i ri.Fillimisht, Hamza Muça u dërgua në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë, por ndërroi jetë pak çaste më vonë.

Siç tregon edhe pamja në këtë foto, përplasja ka qenë e fortë dhe viktima humbi gjak në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i makinës, Arsjon.L., 22 vjeç, tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por policia arriti që ta ndalojë në kohë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të aksidentit. /k.k/noa.al/