Transmetuar më 19-03-2018, 15:51

Tiranë, NOA.al- Deri në orët e mbrëmjes, moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat Jugore ndërsa shira të dobët do të ketë në Veri dhe Qendër.

Pas mesnatës shirat fuqizohen sërish në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore si dhe pritet dëborë në zonat e thella malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 3°C gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë sjell mesdita.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Rajoni i Mesdheut vijon me rrebeshe shiu ndërsa shira dhe dëborë do të ketë Europa Juglindore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit. Por kthjellime të pakta dhe vranësira të dendura dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian. /a.y/noa.al