Transmetuar më 19-03-2018, 14:14

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit, kanë bërë që të krijohet një situatë tejet e vështirë në qytetin e Durrësit.

Rrugët janë mbuluar nga uji, ndërkohë që qytetarët kanë vështirësi për të ecur, për shkak të pranisë së madhe të ujit.

Situata paraqitet e vështirë sidomos për banorët e Shkozetit, ku ka prani të madhe uji.

Ndërkohë në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa”, për shkak se uji ka shkuar në lartësinë e thuajse 1 metri në oborr, nxënësit janë evakuuar nga shërbimet zjarrfikëse.

Në videon më poshtë shihni se si pamje vërtetë të rënda. /a.y/noa.al