Transmetuar më 19-03-2018, 13:40

“Të kam dashur për 1 mijë vite dhe do të dua për 1 mijë të tjera”. Është ky teksti i një kënge të zgjedhur nga 50 nëna amerikane, të cilat kanë publikuar një video në rrjetet sociale.

Videon të cilën noa.al e sjell më poshtë, është xhiruar me rastin e ditës botërore të sindromës Down, 21 marsit, ku shihen bashkë dhjetëra nëna me fëmijët e tyre duke kënduar këngën “A Thousand Years” (Një mijë vjet) të kënduar nga Christina Perry.

Gratë bëjnë pjesë e një grupi në Facebook të quajtur në “Designer Genes”, i krijuar në vitin 2013, për të mbështetur prindërit e fëmijëve me sindromën Down.

Rebecca Carless, një nga nënat pjesëmarrëse në video, shpjegoi se ideja e klipit u frymëzua nga grupi britanik “Singing Hands”, një shoqatë dedikuar fëmijëve që flasin me shenja.

Taktikë e cila rezulton mjaft efektive për fëmijët e prekur nga sindroma Down dhe në video shihen të vegjlit teksa këndojnë me shenja bashkë me nënat e tyre. /a.y/noa.al