Transmetuar më 19-03-2018, 13:36

Një video e çuditshme është filmuar në Kinë, ku shihet një tren fantazëm i cili mbërrin në stacionin hekurudhor.

Siç shkruan “The Sun”, videoja e çuditshme u postua në YouTube, më 10 Mars. Ajo është parë më shumë se 18 mijë herë dhe shumë prej përdoruesve në internet kanë teori të ndryshme se për çfarë mund të bëhet fjalë.

Stafi i sigurisë shtangu kur vuri re siluetën e një treni, i cili mund të dallohej në kamerat e sigurisë së stacionit Bataou, të shtunën e shkuar. 

Treni shfaqet teksa ndalon në platformë dhe pret për rreth 20 sekonda përpara se të niset sërish.

Përdoruesit në internet thonë se “treni fantazmë” ndaloi për të marrë “pasagjerë” dhe se i dërgon ato në një “univers paralel”, por e vërteta mbetet ende mister.