Transmetuar më 19-03-2018, 13:21

Një burrë 84 vjeç u paraqit tek mjekët duke u ankuar për rënien e papritur nga pesha dhe dobulesën në krahët dhe këmbët nga ana e majtë. Simptomat që menjëherë i bëri mjekët të mendonin për një goditje në tru, por në realitet, pas disa testeve, ata zbuluan se e vërteta ishte ndryshe. 

Pacienti kishte një flluskë ajri në trurin e tij, një xhep prej pothuajse nëntë centimetrash në lobin e djathtë, e cila është një gjendje e njohur si pneumocephalus. I moshuari u dërgua në dhomën e urgjencës në Belfast, Irlandë, nga mjeku i tij pas rasteve të humbjes së balancës dhe tri ditëve të dobësisë në krahë dhe këmbë. 

Sipas mjekëve, flluska e ajrit të të moshuarit u formua nga një tumor i vogël beninje i kockave që kishte formuar në sinuset paranasale dhe kishte depërtuar përmes bazës së kafkës, duke shkaktuar kalimin e ajrit nga hunda në kavitetin e trurit. Ndoshta dobësia e gjymtyrëve ishte për shkak të një goditje të vogël që ndodhi në lobin frontal të pacientit.

Kur mhjekët arritën të zbulonin të vërtetën, 84 vjeçarit iu ofrua një trajtim kirurgjik që do të çonte në heqjen e përkohshme të një pjese të kockave ballore të kafkës dhe heqjen e tumorit për të mbyllur përhapjen e tij, por për moshën e tij dhe për faktorë të tjerë shëndetësor, pacienti refuzoi ndërhyrjen dhe zgjodhi ta trajtojë veten me drogë. 

Ai më pas iu kthye jetës së tij normale dhe kur u shfaq pas 12 javësh në spital për një kontroll u ndje më mirë dhe më pak i dobët.  “Ndonjëherë truri thjesht riorganizohet dhe natyra është mjaft e zgjuar për të gjetur mënyra për ta shëruar. Shumë raste të pneumocafalit nuk kanë as simptoma dhe përfundimisht absorbohen nga trupi pa trajtim ", thanë mjekët, duke komentuar rastin e irlandezit 84-vjeçar./b.l/noa.al/