Transmetuar më 19-03-2018, 13:12

Presidenti Ilir Meta, ka pritur në një takim ish-kryebashkiakun e New York, Rudy Giuliani.

Meta e vlerëson si kryebashkiakun që ka lënë më shumë gjurmë në qytetin e New York.

Kreu i shtetit ka publikuar një fotografi nga takimi, ku shihet duke biseduar me kryebashkiakun.

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot Rudy Giuliani, kryebashkiakun që ka lënë më shumë gjurmë në qytetin e New York, i cili ndër të tjera më shprehu ndjenjat më pozitive për shqiptarët e New Yorku-t dhe të gjithë Amerikës”, shkruan Meta në Facebook. /a.y/noa.al