Transmetuar më 19-03-2018, 13:05

Prej kohësh janë të njohura të mirat që vijnë nga lëngu i panxharit të kuq, por vetëm kohët e fundit ka marrë përmasa të mëdha ndikimi që ka në organizmin e njeriut. Në rast se do ta përdorësh një përzierje të tillë çdo mëngjes, për tre muaj me radhë, rezultati do të jetë mahnitës.

Përgatitja: Merr një rrënjë panxhari të kuq, një karotë dhe një mollë. Laji mirë të tria së bashku, priti në copa pa ia hequr lëkurën dhe hidhi në shtrydhëse. Mund të shtosh edhe lëngun e një gjysme limoni për një shije më të freskët.

Një gotë në ditë dhe do të ndiesh një organizëm të normalizuar dhe të pastruar nga toksinat. Pija nuk krijon komplikacione në asnjë lloj organizmi, është një pije e mrekullueshme.

Të mirat që sjell në organizëm: Forcon sistemin imunitar, fuqizon mushkëritë, parandalon sulmin në zemër dhe ul presionin e lartë të gjakut. Bënë mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur, si dhe pastron perden.

Dezinfekton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun, e bën lëkurën më të shëndetshme dhe më të shndritshme, ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve, ndihmon në qetësimin e alergjisë, përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksionit në fyt, qetëson nga çdo dhimbje.