Transmetuar më 19-03-2018, 12:43

Këngëtaren Ronela Hajati e kemi parë gjithnjë të lyer, por a e keni pyetur veten si mund të duket pa tualet?

Këtë dilemë e ka hequr vetë ajo, teksa mëngjesin e sotëm ka publikuar një fotografi në Instagram, në variantin ujë dhe sapun.

“Kur dalldis që pa gdhirë”, shkruan këngëtarja, e cila shihet me një filxhan në dorë.

Ronela shihet me flokët e mbledhura, disi më e zbehtë dhe më ndryshe nga sa e njohim.

Megjithatë ajo duket këndshëm edhe pa tualet, ndonëse shumë ndryshe. /a.y/noa.al