Transmetuar më 19-03-2018, 12:14

Një kolonë me makina luksoze kanë mbushur këtë të diel rrugët e kryeqytetit, të shoqëruara me boritë e marrjes së nuses.

Gjithçka e programuar në detaje për ta bërë të paharrueshme marrjen e nuses së Mand Fufit.

Ditën e djeshme, është martuar djali i vëllait të ish-deputetit demokrat Mhill Fufi.

Por i riu i shoqëruar nga miq dhe të afërm, ka zgjedhur makina luksoze në këtë ditë të shënuar.

Nusja është marrë me makina si Lamborghini, 6 Range Rover Sport, dy Porsche Cayene, një Porsche Panamera dhe Audi A8 i vitit 2018. /a.y/noa.al