Transmetuar më 19-03-2018, 11:45

Zbulohet një detaj mbi prezantuesen Marina Vjollca për periudhën kur ajo konkurronte për t’u përzgjedhur velinë e emisionit “Fiks Fare”.

Ka qenë Kozeta Kurti, e cila e ftuar në “Pop Culture” në Top Channel zbuloi gati çdo projekt të cilin ajo kishte udhëhequr apo marrë pjesë në këtë televizion, një prej tyre dhe “Shtojzovallet”.

Gjatë kësaj përzgjedhje, merreshin dy vajzat më të mira për velina të “Fiks-it”, prej nga ka dalë dhe Marina.

Në emision u shfaq një intervistë e vitit 2004, ku Marina u pyet se sa lekë do të jepte që të bëhej velinë.

“4 milion lekë”, u shpreh Marina, gjë që solli të qeshura te Kozeta dhe drejtuesja e “Pop Culture”.

Por Kozeta zbuloi se Marina për pak do ta humbiste shansin, për shkak se ajo kishte ardhur më vonë seç duhej në audicione.

“Ne u detyruam që ta bënim pjesëmarrëse të një qyteti tjetër në mënyrë që ajo të konkurronte pasi unë pash potencial tek ajo. Shumë e ëmbël”, tha Kozeta. /a.y/noa.al