Transmetuar më 19-03-2018, 11:42

Një akrobat i Cirque du Soleil ka vdekur gjatë një spektakli në Tampa, Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artisti Yann Aranud ka rënë ndërsa po interpretonte një numër akrobacie në ajër. I transportuar në spital, ai ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

“Familja e madhe e Cirque du Soleil është e tronditur për këtë tragjedi”, – ka komentuar Daniel Lamarre, president i grupit.

Artisti francez, 38 vjeç, po interpretonte kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë në tokë pa ndjenja.

“Procedurat e emergjencës kanë qenë të menjëhershme dhe Yann është transportuar në spitalin më të afërt, ku ndërroi jetë pas plagëve të marra”, ka shpjeguar kompania në një komunikatë./b.l/noa.al/