Transmetuar më 19-03-2018, 11:28

Është mbledhur sot për herë të parë komisioni hetimor parlamentar, i cili është ngritur për të hetuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar si i përfshirë në trafik droge.

Demokrati Edi Paloka, në cilësinë e kryetarit të komisionit tha se, puna e tij do të vijojë për gjashtë muaj, duke nisur nga sot.

Ai bëri me dije se afati i komisionit është deri më 5 shtator dhe se do të ketë në fokus kontrollin e veprimeve të ndjekura për rastin “Tahiri”.

Paloka tha se për shkak të materialeve sekrete që do të vihen në dispozicion, deputetë duhet të paraqiten për t’u pajisur me certifikatë sigurie.

Por deputetja socialiste Ermonela Felaj tha në fjalën e saj, se bazuar në ligj, hetimi nuk mund të nisë që sot, pasi duhet dëgjuar më parë plani i hetimit dhe më pas deputetët shprehen.

Debati u përqendrua më tej në faktin se kur do jenë datat që do mblidhet komisioni.

Në vijim sekretare e komisionit hetimor u zgjodh deputetja Klotilda Bushka, ndërkohë që mbledhja e radhës do të zhvillohet të hënën e ardhshme. /a.y/noa.al