Transmetuar më 19-03-2018, 11:26

Këngëtarja Miriam Cani nuk rresht së na mahnituri me fotot e adhurueshme të së bijës të postuara herë pas here në rrjetet e saj sociale.

Pikërisht këtë mëngjes të zymtë me shi, Miriami na ka ngritur humorin duke postuar një imazh të së bijës me të cilën duket se janë dashuruar të gjithë.

Ameli qenka rritur aq shumë sa mezi e njohëm. Ndërsa kemi pretenduar gjithmonë se ajo është një kopje e Miriamit, kjo foto na tregon të kundërtën. Vogëlushja po merr gjithmonë e më shumë nga Albani.

Por jo vetëm kaq, babë e bijë duken shumë të lidhur me njëri-tjetrin, siç ndodh në fakt me këtë marrdhënie në të gjithë botën.

Në foton e sapobublikuar nga mami Miriam, shohin vogëlushen që ka gjetur paqen në kraharorin e këngëtarit dhe po fle e qetë. /b.l/noa.al/