Transmetuar më 19-03-2018, 10:59

Ndonëse ka krijuar imazhin e “djalit të prapë”, reperi i njohur Stresi, ka një anë që prek shumë zemra.

Këtë gjë e ka treguar dhe ditën e sotme në Instagram, ku ka shfaqur anën e tij romantike.

“Sot 1 muaj”, shkruan reperi si diçiturë të një fotografie nga dita e fejesës, ku shihen duke shkëmbyer unazat.

Prej disa kohësh Stresi është në një lidhje me Keisin, me të cilën siç ka deklaruar edhe në intervista të mëparshme, kanë në plan dhe të martohen.

Stresi duket mjaft i lumtur nga fejesa dhe bashkëjetesa, ndërkohë që publikon vazhdimisht fotografi në rrjetet sociale. /a.y/noa.al